Çfarë është lutja e mëkatarit?

Pyetje Çfarë është lutja e mëkatarit? Përgjigjia Lutja e mëkatarit është ajo lutje që një person i drejton Zotit në kohën kur e ka kuptuar se është mëkatar dhe ka nevojë për një Shpëtimtar. Lutja e mëkatarit në vetvete nuk përmbush asgjë. Lutja e mëkatarit ka efeket vetëm atëhere kur ajo shpreh atë që personi…

Pyetje

Çfarë është lutja e mëkatarit?

Përgjigjia

Lutja e mëkatarit është ajo lutje që një person i drejton Zotit në kohën kur e ka kuptuar se është mëkatar dhe ka nevojë për një Shpëtimtar. Lutja e mëkatarit në vetvete nuk përmbush asgjë. Lutja e mëkatarit ka efeket vetëm atëhere kur ajo shpreh atë që personi ka mësuar dhe ka kuptuar, atë që ai beson në lidhje me mëkatin e tij dhe nevojën për shpëtim.

Aspekti i parë i lutjes së mëkatarit është ndërgjegjësimi se të gjithë ne jemi mëkatarë. Romakëve 3:10 shpall: “Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një”. Bliba e thotë qarte se ne të gjithë kemi mëkatuar. Ne jemi të gjithë mëkatarë dhe kemi nevojë për mëshirën dhe faljen e Zotit (Titit 3:5-7). Për shkak të mëkatit tonë ne meritojmë dënim të përjetshëm (Mateu 25:46). Lutja e mëkatarit është një lutje për hir dhe jo për gjykim. Është një kërkesë për mëshirë dhe jo për zemërim.

Aspekti i dytë i lutjes së mëkatarit është të dish se çfarë ka bërë Zoti për të na nxjerrë nga përhumbja dhe mëkati. Zoti “u vesh” në mish dhe u bë njeri në Personin e Jezus Krishtit (Gjoni 1:1,14). Jezusi na mësoi të vërtetën rreth Zotit dhe jetoi një jetë të përkryer, pa mëkat (Gjoni 8:46; 2Korintasve 5:21). Më pas Jezusi vdiq në kryq në vendin tonë, duke marrë dënimin që ne meritonim (Romakëve 5:8). Jezusi u ringjall nga vdekja për të na treguar se e mundi vdekjen dhe ferrin (Kolosianëve 2:15, 1Korintasve kapitulli 15). Për shkak të gjithë kësaj mëkatet tona mund të falen dhe ne mund të kemi premtimin e një banese të përjetshme në Qiell – vetëm nëse vendosim besimin tek Jezus Krishti. Gjithçka që duhet të bëjmë është të besojmë se Ai vdiq në vendin tonë dhe u ringjall nga të vdekurit (Romakëve 10:9-10). Ne mund të shpëtohemi vetëm nga hiri, vetëm nëpërmjet besimit në Jezus Krishtin. Tek Efesianëve 2:8 thuhet: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë”.

Lutja e mëkatarit është një mënyrë e thjeshtë për t’i thënë Zotit se mbështeteni tek Jezus Krishti si Shpëtimtari juaj. Nuk ka fjalë “magjike” që mund të përdorni për të qenë i shpëtuar. Është vetëm besimi tek vdekja e Jezusit dhe ringjallja e Tij që mund të shpëtojnë. Nëse e keni kuptuar se jeni mëkatar dhe keni nevojë për shpëtimin nëpërmjet Jezus Krishtit, kjo është një lutje: “Zot e di që jam mëkatar. E di që e meritoj të marr pasojat e mëkatit. Megjithatë, besoj tek Jezus Krishti si Shpëtimtari im. Besoj se me vdekjen dhe ringjalljen e Tij, Ai siguroi për faljen time. Besoj tek Jezusi dhe vetëm tek Jezusi si Zoti dhe Shpëtimtari im personal. Faleminderit Zot që më ke shpëtuar dhe më ke falur! Amen!”

A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”

[English]



[Kthehu tek faqja kryesore në Shqip]

Çfarë është lutja e mëkatarit?

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.